Telegrafi

Movistar Riders shton MartinezSa në listën e tyre të CS:GO

(Foto: HLTV)

Lojtari 21 vjeçar, Antonio “⁠MartinezSa⁠” Martinez Sanchez, do të plotësojë vendin e lënë bosh pas largimit të snajpersitit Alvaro “⁠SunPayus⁠” Garcia.

Dje (e enjte) Movistar Riders ka njoftuar për largimin e lojtarit SunPayus nga ekipi, dhe në vend të tij sot është vendosur lojtari tjetër spanjoll MartinezSa.

Ky ndryshim vjen pas një gjysmë viti të suksesshëm të ekipit Movistar Riders, të cilët arritën në Play-Off të turneut IEM Cologne 2022.

Tani MartinezSa do të mundohet ta ndihmoi ekipin Movistar Riders për të mbajtur formën e tyre të mirë edhe në pjesën e dytë të vitit 2022, ku për momentin ekipi renditet në vendin e gjashtë të ranglistës botërore.

Ky është formacioni i ekipit Movistar Riders pas ndryshimeve të fundit:

Alejandro “⁠mopoz⁠” Fernández-Quejo Cano

Alejandro “⁠alex⁠” Masanet

David “⁠dav1g⁠” Granado Bermudo

Raúl “DeathZz⁠” Jordán Nieto

Antonio “⁠MartinezSa⁠” Martinez Sanchez

Galder “⁠bladE⁠” Barcena (trajneri)

/Telegrafi/