Ekipi spanjoll Movistar Riders eshte ekipi i dytë që ka siguruar Play-Off –in në turneun IEM Cologne CS:GO, së bashku me ekipin Na’Vi.
Pas një ndeshjeje me plot emocione, ekipi spanjoll arriti që të triumfoi ndaj ekipit Vitality, duke i dërguar në ‘Lower Bracket’.
Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të Movistar Riders, ku shkëlqeu edhe njëherë snajperisti i ekipit Alvaro ‘SunPayus’ Garcia.
https://www.youtube.com/watch?v=WBkjkiypwv8
Tani në ndeshjen e radhës ekipi spanjoll do të përballet me ekipin Na’Vi, fituesi i kësaj ndeshje do të kaloj në gjysmëfinale, ndërsa ekipi humbës shkon në çerekfinale.
Ndeshja ndërmjet Movistar Riders dhe Na’Vi do të zhvillohet ditën e diel në formatin ‘Bo3’, duke filluar nga ora 16:00, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch.
Më poshtë e gjeni formacionin e ekipit Movistar Riders:
Alejandro ‘mopoz‘ Fernández-Quejo Cano
Alvaro ‘SunPayus‘ Garcia
David ‘dav1g‘ Granado Bermudo
Raúl ‘DeathZz‘ Jordán Nieto
Alejandro ‘alex‘ Masanet
/Telegrafi/