Site icon Telegrafi

Movistar Riders kanë siguruar fazën Play-Off në turneun ESL Pro League CS:GO pas fitores ndaj ekipit BIG

(Foto: HLTV)

Skuadra spanjolle ka siguruar biletën e fundit për Play-Off nga grupi B i turneut ESL Pro League.

Edhe pse ishin duke humbur 1 me 0 ndaj ekipit BIG, Movistar Riders arritën që të rikthehen në dy mapat e fundit për ta përmbyllur ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Paraqitja e mirë e lojtarëve Alejandro ‘alex’ Masanet dhe Antonio ‘Martinez’ Martinez e ndihmoi ekipin spanjoll drejt kualifikimit në Play-Off.

Ky ishte turneu i parë LAN i ekipit BIG, pas largimit të snajperistit ‘syrsoN’, i cili u zëvendësua nga lojtari i akademisë ‘hyped’.

Në anën tjetër ekipi Movistar Riders nuk kanë kaluar në një formë aq të mirë së fundmi, dhe renditen në vendin e 30 –të në ranglistën botërore.

Faza e Play-Off e turneut ESL Pro League do të mbahet në Malta, dhe për vendin e parë do të ndahen rreth 200.000 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version