Telegrafi

Movistar Riders dhe Outsiders sigurojnë fazën e grupeve në turneun IEM Cologne

(Foto: HLTV)

Befasi të shumta sa i përket rezultateve po ndodhin në fazën ‘Play-In’ të turneut IEM Cologne, pasi Movistar Riders mposhtën ekipin Vitality, ndërsa Outsiders mposhtën ekipin BIG.

Tashmë katër ekipe kanë siguruar pjesëmarrjen për në fazën e grupeve të IEM Cologne, ku i presin edhe tetë ekipet tjera të ftuara.

Movistar Riders befasuan ekipin Vitality, duke i mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, ku paraqitje të mirë pati snajperisti i ekipit Movistar Riders, Alvaro ‘SunPayus’ Garcia.

Gjithashtu ekipi Outsiders befasoi ekipin BIG, duke i mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, dhe duke ia siguruar vetes pjesëmarrjen në fazën e grupeve.

Me këto fitore Movistar Riders dhe Outsiders i bashkohen dy ekipeve të cilat janë kualifikuar më herët, Heroic dhe Spirit. /Telegrafi/