Telegrafi

MOUZ dhe Heroic e nisin me fitore në turneun e CS:GO në Dallas

(Foto: HLTV)

Vazhdojnë të zhvillohen ndeshje interesante në raundin e parë të turneut të CS:GO – IEM Dallas 2023.

Deri më tani të gjitha skuadrat favorite kanë fituar ndeshjet e tyre, duke përjashtuar fnatic të cilët u mposhtën nga MOUZ me rezultat 16-9 në raundin e parë.

Ky rezultat duket të jetë shkaku i mungesës së KRiMZ, i cili është duke u zëvendësuar nga veterani f0rest.

Në anën tjetër Heroic kanë fituar ndeshjen e tyre të parë në Dallas ndaj ekipit 9z, me rezultat 16-9.

Tani pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve të raundit të parë të grupit A, kanë filluar ndeshjet e grupit B me lojën e parë ndërmjet ENCE dhe Complexity.

Ndeshjet do të vazhdojnë të zhvillohen gjatë ditës së sotme në Dallas, ku do të luhet edhe raundi i dytë.

Të gjitha ndeshjet e turneut IEM Dallas 2023 janë duke u transmetuar në kanalin zyrtar të ESL TV në platformën Twitch. /Telegrafi/