Pas shumë ndeshjeve interesante, më në fund ka përfunduar faza ‘Play-In’ e turneut IEM Cologne.
Dy ekipet e fundit që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve janë ekipet MOUZ dhe 00Nation.
Ekipi MOUZ mposhti ekipin me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, ku paraqitje të mirë pati snajperisti i ekipit MOUZ, Adam ‘torzsi’ Torzsas, me vlerësimin nga HLTV 1.37.
https://www.youtube.com/watch?v=3cNWLcp43rM
Ndërsa ekipi 00Nation arriti që të fitoi derbin brazilian ndaj ekipit të legjendave Imperial, të cilët i mposhtën me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, ku lojtari me paraqitjen më të mirë ishte talenti 17 vjeçar, Santino ‘try’ Rigal, me vlerësimin nga HLTV 1.30.
Tani pas përfundimit të kësaj faze tetë ekipet e kualifikuar nga faza ‘Play-In’ do të përballen kundër tetë ekipeve të ftuara direkt për në fazën e grupeve. /Telegrafi/