Site icon Telegrafi

Mourinho parashikon fazën e grupeve – Anglia e mbyll para Belgjikës, Zvicra kalon tutje, Kroacia jo

Trajneri i famshëm, Jose Mourinho e ka parashikuar fazën e grupeve dhe Kombëtaret që do të kalojnë tutje.

Sipas trajnerit të Manchester United, Anglia do ta mbyll grupin para Belgjikës në Grupin G.

Në Grupin B ku merr pjesë edhe vendi i tij Portugalia, tutje shkojnë Spanja dhe portugezët.

“Nuk dua të bëhem emocional, por duhet të bëhem… Dua që lojtarët e mi të fitojnë, por dua që edhe të shkojnë në pushime. Që kështu është e vështirë”.

Lexo po ashtu Kampionati Botëror: Lojtari më i gjatë, më i shkurtë, më i ri, më i moshuar dhe ai që peshon më shumë

“Do tu tregoj më vonë se jam totalisht portugez, por ata do të mbyllin të dytit në grup”.

Sipas Mourinhos, në Grupin  D, Argjentina dhe Nigeria kalojnë tutje, ndërsa Islanda dhe Kroacia nuk e kalojnë grupin.

Në Grupin E ai e sheh Brazilin lider, ndërsa Zvicrën para Serbisë e Kosta Rikës.

Jose Mourinho lider në grupet e tyre i sheh edhe Gjermanin dhe Francën, ndërsa në grupin H e sheh të avancuar Senegalin si lider. /Telegrafi/

Parashikimet e Jose Mourinhos

Grupi A: 1. Uruguai, 2. Rusia, 3. Egjipti, 4. Arabia Saudite

Grupi B: 1. Spanja, 2. Portugalia, 3. Maroku, 4. Irani

Grupi C: 1. Franca, 2. Australia, 3. Peru, 4. Danimarka

Grupi D: 1. Argjentina, 2. Nigeria, 3. Islanda, 4. Kroacia

Grupi E: 1. Brazili, 2. Zvicra, 3. Serbia, 4. Kosta Rika

Grupi F: 1. Gjermania, 2. Meksika, 3. Suedia, 4. Koreja Jugore

Grupi G: 1. Anglia , 2. Belgjika , 3. Panama, 4. Tunizia

Grupi H: 1. Senegali, 2. Polonia, 3. Kolumbia, 4. Japonia

Exit mobile version