Telegrafi

Mourinhos iu shfaq Messi në “Maksimir” – goli i tretë i Orsic ishte i jashtëzakonshëm, driblim dhe saktësi

Dinamo Zagrebi me kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Evropës mbush arkën me miliona euro

Dinamo Zabreg ka arritur në mesin e tetë ekipeve më të mira në Ligën e Evropës, pasi eliminoi Tottenhamin me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Ndeshjen e parë e kishin fituar anglezët me rezultat 2-0, ndërsa në ndeshjen kthyese kroatët ishin më të mirë duke fituar pas vazhdimeve 3-0.

Lojtari më i mirë në fushë padyshim ishte Mislav Orsic, i cili ishte thjeshtë i pandalshëm.

Ai shënoi het-trik në këtë takim, ndërsa goli i tretë i tij ishte i jashtëzakonshëm.

Orsic mori topin nga mesi i fushës dhe me driblime e shpejtësi shmangi disa lojtarë të Tottenham për të shënuar për 3-0.

Goli i tij cilësohet sikurse golat e Leo Messit që shpesh di t’i shënojë. /Telegrafi/