Roma ka arritur të shkoj në çerekfinale të Ligës së Evropës, pasi ka eliminuar skuadrën spanjolle Real Sociedad.
Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, Giallorosët në të dytën u mbrojtën mirë dhe 90 minutat në San Sebastian përfunduan pa gola 0-0.
Jose Mourinho është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në këtë duel.
“Ne filluam 2-0 dhe skuadra vendase rrezikoi gjithçka për të ndryshuar historinë e ndeshjes, ata bënë shumë mirë me turmën, tifozët fantastikë dhe stadiumin e mrekullueshëm”.
“Djemtë i kishin të gjitha, ata kishin ambicien fillestare për të shënuar një gol. 20 minuta prisnim dominim të fortë prej tyre por ishte e kundërta, një top që nuk e kam parë ende por më është dukur e pamundur që të mos hynte, ai i rastit të Dybalës, kishim besim, pastaj u mbrojtëm shumë mirë dhe kërkuam të shënonim me kundërsulm”, deklaroi Mourinho.
DAJE MISTER! 💪 pic.twitter.com/oHmWMsqr3A
— AS Roma (@OfficialASRoma) March 16, 2023
Tutje trajneri portugez ka lavdëruar edhe Georginio Wijnaldumin, i cili ngadalë po e kthen formën e tij më të mirë.
“Wijnaldum nuk luajti gjashtë muaj dhe tani luan 90 minuta çdo tre ditë. Jam i kënaqur nga ajo që po jep ai në fushën e lojës dhe po e kthen formën më të mirë”.
“Po kthehemi në Romë të lumtur dhe krenar për hapin që kemi bërë”, u shpreh Mourinho. /Telegrafi/