Site icon Telegrafi

Mourinho zbulon emrin e një lojtari që Ferguson i tha atij ta nënshkruante sa ishte te Manchester Unitedi

Jose Mourinho ka zbuluar se Sir Alex Ferguson i dha vetëm një këshillë gjatë kohës së tij në Manchester United – nënshkruaj me Dele Alli.

Portugezi menaxhon Allin në Tottenham Hotspur dhe rezulton se ata mund të kishin kapërcyer shtigjet shumë më shpejt në karrierën e tyre.

“Special One” shpjegoi se ai ishte në dijeni të talentit të Alli para se të bashkohej me Spurs falë legjendës së Unitedit, Ferguson.

“Sir Alex Ferguson më dha vetëm një këshillë në dy vjet e gjysmë: Blijeni Dele Alli”, ka zbuluar fillimisht Mourinho.

“Ai djalë, me atë mentalitet, mënyrën si luan, agresionin që ai ka në mendje. Ky djalë është lojtari i Manchester Unitedit. Blijeni Dele Allin”.

“Dhe Ferguson ka një vëmendje për një lojtar. Por Alli nuk është një lojtar që stërvtet mirë, ne duhet të gjejmë motivim për atë djalosh”, përfundoi trajneri portugez.

Alli u bashkua me Spurs nga MK Dons në vitin 2015 dhe shpejt u vendos si titullar i rregullt i ekipit të parë.

Megjithatë, 24-vjeçari ka parë ndikimin e tij duke u zvogëluar në dy sezonet e fundit dhe ai bëri vetëm 25 paraqitje këtë sezon.

Ai përkohësisht u rikthye në maksimumin e tij në dimër, jo shumë kohë pasi Mourinho mori përsipër detyrën e trajnerit nga Mauricio Pochettino. /Telegrafi/

Exit mobile version