Jose Mourinho ka kërkuar tre lojtarë të rinj këtë verë si pjesë e negociatave për të qëndruar në stolin e klubit romak.
Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e klubit duan ta mbajnë portugezin, i cili ka kontratë me Romën deri në vitin 2024.
Megjithatë, The Special One kërkon garanci për nënshkrimet e reja.
Mbi të gjitha, Mourinho dëshiron një sulmues për të zëvendësuar Tammy Abraham, për të cilin spekulohet se mund të kthehet në ishull.
Mediat e ishullit raportojnë se interesimin më të madh për shërbimet e tij kanë shfaqur Chelsea dhe Manchester United, dhe klauzola e blerjes është 72 milionë euro.
Mourinho është në kërkim të një mesfushori dhe një mbrojtësi.
Roma aktualisht është në vendin e pestë me 47 pikë, një pikë pas Milanit, i cili ndodhet në vendin e katërt, i fundit që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Interi është i treti me 50 pikë, Lazio në vendin e dytë me 52 pikë dhe Napoli në krye me 71 pikë. /Telegrafi/