Jose Mourinho krijoi një tjetër moment klasik të stilit të tij në barazimin 1-1 të Romës me Real Betisin të enjten mbrëma në kuadër të Ligës Premier.
Giallorossët fituan një pikë në Benito Villamarin pasi Andrea Belotti anuloi golin e Sergio Canales në minutën e 53-të.
Sulmuesi italian tashmë kishte një gol të anuluar nga VAR-i në minutën e 46-të, kur një tjetër sulmues i dytë fillimisht u ndëshkua për pozicion jashtë loje.
Por, më pas një kontroll i gjatë i VAR-it vendosi që Belotti ishte në pozitë të rregullt nga një pasim i Tammy Abraham dhe kështu goli u konfirmua.
Megjithatë, Mourinho ishte një hap përpara të gjithë të tjerëve. Pasi u dëshpërua që sulmuesi u ndalua, menaxheri legjendar portugez e pa menjëherë incidentin në iPad-in e ndihmësit të tij.
https://www.youtube.com/watch?v=dluvMg8AtjY
Ai mundi të shihte se Belotti, i cili ishte në pozitë të rregullt, kishte prekur topin i pari – që do të thotë se goli ishte krejtësisht legjitim.
Përpara se gjyqtari t’i kishte rënë bilbilit, të kishte dhënë sinjalin e VAR-it dhe të urdhëronte një rifillim, Mourinho veçse filloi festën përpara konfirmimit zyrtar.
Ai doli në mënyrë të gjallë nga vendi i tij duke festuar me një kërcim në ajër. /Telegrafi/