Telegrafi

Mourinho: Valencia, mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, e ka cilësuar Antonio Valencian si mbrojtësi i djathtë më i mirë në botën e futbollit.

Deklaratat e trajnerit të ‘Djajve të Kuq’ erdhën pasi reprezentuesi ekuadorian vendosi të nënshkruar një zgjatje njëvjeçare të kontratës me klubin anglez këtë javë.

“Unë nuk mendoj se është një shpërblim, nuk e shoh atë në këtë perspektivë. Unë thjesht mendoj se ai është mbrojtësi i djathtë më i mirë që ju mund të keni”, ka thënë Mourinho për faqen zyrtare të Unitedit.

Lexo po ashtu Mourinho: E kërkova këtë futbollist te Reali, por Unitedi më refuzoi (Foto)

“Nuk ka mbrojtës të djathtë më të mirë në futboll. Për ne është mirë që arritëm të mbajmë më të mirin. Nuk mendoj se kjo është një shpërblim”, përcjell Telegrafi.

“Është një privilegj për ne të kemi një lojtar të tillë të mirë dhe një njeri të tillë të mirë”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/