Jose Mourinho beson se Manchester Unitedi nuk ia dha kohën e nevojshme për ta çuar përpara projektin e tij në Old Trafford.
Strategu portugez, i cili para një viti zuri vendin e Mauricio Pochettinos te Tottenham Hotspur, është duke shkëlqyer me skuadrën e tij të re, e cila madje konsiderohet si konkurrent për titull.
Pas sukseseve të arritura me klubet e mëparshme, Djajtë e Kuq e angazhuan Mourinhon, i cili mendonte të aplikojë një projekt afatgjatë që, sipas tij, u ndërpre para kohe.
Ai ka thënë se me Porton, Interin, Real Madridin dhe Chelsean, nuk kishte pasur shumë nevojë për të arritur sukses, porse te Unitedi i nevojitej kohë.
“Klubi i parë, ku mendova se më nevojitej kohë dhe koha nuk mu dha, ishte te Manchester Unitedi, sepse mu duk se e lash në mes të procesit, por kam mësuar shumë kohë më parë që t’i respektoj vendimet, gjë që e bëra te Unitedi”.
“Bëmë atë që bëmë, bëmë atë që ishte e mundur të bënim dhe vazhduam tutje. Unë jam i lumtur, ata janë të lumtur dhe kemi raportorë të shkëlqyera, gjë të cilën e them gjithmonë me krenari, kur largohem nga klubet, i ruaj raportet e mira me të gjithë dhe Unitedi është një shembull i tillë”, citon Goal fjalët e 57-vjeçarit. /Telegrafi/