Telegrafi

Mourinho: United, kulmi i karrierës sime

Jose Mourinho beson se pas marrjes së stolit të Manchester United ka arritur kulmin e tij, edhe pse tashmë ka punuar në disa nga klubet më të mëdha në botë.

Dy herë trajner në Chelsea së bashku me një në krye të Real Madridit, Interit dhe Portos kanë parë portugezin duke fituar tetë tituj të ligës dhe dy kurora të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Mourinho ndjen se kalimi i tij në Old Trafford është lëvizja e tij më e madhe në karrierë.

“Unë kam qenë në disa prej klubeve më të mëdha në botë”, ka thënë fillimisht Jose Mourinho për Sky Sports, transmeton Telegrafi.

“Ky është kulmi i karrierës sime, por kjo vjen në fazën e hershme të karrierës sime, sepse si menaxher unë jam me të vërtetë i ri dhe mendoj se kam vitet më të mira të karrierës sime për të ardhur”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/