Telegrafi

Mourinho tregon se pse po i refuzon ofertat e klubeve evropiane

Jose Mourinho është i lumtur në periudhën që po kalon duke shijuar në maksimum pushimet në vendlindje, Setubal të Portugalisë.

Portugezi ishte shkarkuar nga detyra e trajnerit të Manchester Unitedit tetë muaj më parë dhe ende mbetet i lirë.

Portugezi 56-vjeçar ka pranuar se ka pasur oferta të ndryshme në adresë të tij, por i ka refuzuar pasi që nuk ishin të nivelit të tij.

“Pse u them jo? Unë u them j’ sepse nuk janë të nivelit tim dhe sfiduese për mua. Nuk është çështje e [thënies], ‘në rregull kam këtë ofertë dhe do ta marr”.

“Unë duhet të jem i durueshëm dhe të pres mundësinë e duhur dhe mundësia e duhur është ajo që është në të njëjtën madhësi dhe në të njëjtin nivel që jam si menaxher”, tha trajneri.

Ndryshe, Mourinho në të kaluarën e ka drejtuar klube të mëdha të tilla si Porto, Inter, Chelsea e Real Madridi. /Telegrafi/