Telegrafi

Mourinho tregon pse i duartrokiti tifozët e Anderlechtit

Jose Mourinho, pas ndeshjes ka shkuar tek tifozët mysafirë të Anderlechtit dhe i ka duartrokitur ata.

Manchester United ka fituar vetëm pas vazhdimeve ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Evropës, fitore kjo që e dërgoi në gjysmëfinale.

Lexo po ashtu “Djajtë e Kuq” kualifikohen në frymën e fundit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës (Video)

Por, ajo që ra në sy ishte duartrokitja e trajnerit portugez të ‘Djajve të Kuq’ për tifozët mysafirë të Anderlechtit.

Sipas Mourinhos, kjo duartrokitja ka ardhur pasi ata janë treguar fantastikë duke përkrahur në mënyrën më të mirë klubin e tyre.

Lexo po ashtu Mourinho sqaron gjendjen e futbollistëve të lënduar

“Unë i duartrokita ata sepse mbështetja e tyre ishte fantastike”, ka deklaruar fillimisht  Mourinho pas ndeshjes.

“Ata shtyn ekipin e tyre përpara me përkrahjen e tyre”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/