Telegrafi

Mourinho: Tottenhami do të fitojë trofe para se të largohem

Jose Mourinho pret që të shndërrojë Tottenhamin në një klub që fiton trofe para se kontrata e tij me klubin t’i skadojë.

Trajneri portugez e mori drejtimin e skuadrës londineze në muajin nëntor me një kontratë trevjeçare, ku zëvendësoi Mauricio Pochettinon e shkarkuar.

Spurs arritën deri në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin e kaluar, aty ku u mposhtën nga Liverpoolin, për të vazhduar kështu me mos fitimin e trofeve.

Jose Mourinho (Photo by Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Por, Mourinho beson se sa ai të jetë në krye të skuadrës, do të arrij të fitojë së paku një trofe.

“Sa gjatë i është dashur Kloppit te Liverpooli?”, ka thënë ai para gazetarëve. “Katër vite, katër sezone. Ka blerë njërin ndër portierët më të mirë, ka blerë njërin ndër mbrojtësit më të mirë dhe kështu me radhë”.

“Jam i fokusuar në tri vitet e kontratës time. Dhe në këto tri vite mendoj se do fitojë trofe. Nëse nuk fitojmë, ne do të fillojmë një aventurë të re, por do të isha i lumtur nëse qëndrojë këtu për tri vite”, ka shtuar më tej Mourinho.

Tottenhami duket se e ka të vështirë që në këtë edicion të garojë në Ligën e Kampionëve, pasi është në vendin e nëntë me 49 pikë, dhjetë më pak se vendi i katërt, Leicesteri. /Telegrafi/