Jose Mourinho e ka bërë të qartë se Lionel Messi nuk ishte kurrë një opsion në tryezën e Tottenham Hotspur.
Argjentinasi e informoi Barcelonën se dëshironte të largohej për shkak të një klauzole në kontratën e tij, por ai do të mbetet në “Camp Nou” edhe për sezonin 2020/21.
Manchester City ishte i lidhur ngushtë me Messin edhe pse kishin shmangur me lehtësi ndëshkimin për “Fair Play Financiar” në muajt e fundit.
Mourinho kishte rastin ta thumbonte Manchester Citytn e Pep Guardiolas dhe e bëri në një intervistë promovuese për Top Eleven.
“[A do ta nënshkruaja Messin ] për ekipin tim Top Eleven? Jo, jo për Tottenhamin. Vetëm për Top Eleven”.
“Ne respektojmë ‘Fair Playin Financiar’ në Tottenham”.
“Ai mund të shkojë vetëm në një ekip që nuk respekton Fair Playin Financiar, kështu që nuk është Tottenham, me siguri”, ka thënë Mourinho për Joe.co.uk.
Klubi i fundit që u dënua, pastaj u dal nga CAS ishte Manchester City, ndërsa Mourinho e kishte cilësuar faljen e ‘qytetarëve’ si të papranueshme. /Telegrafi/