Jose Mourinho ka thumbuar së fundmi Bruno Feranndesin e Manchester United, duke i thënë se është i mirë vetëm në shënimin e penalltive.
Portugezi iu bashkua Djajve të Kuq në janar nga Sporting Lisbona, derisa ka arritur të tregojë një impakt të madh.
25-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 14 paraqitje në Ligën Premier, mirëpo Special One nuk mendon se ai është lojtar i klasit të lartë.
“Fernandes vjen nga një vend që unë e njoh shumë mirë (që të dy nga Portugalia)”, ka thënë Mourinho.
“Bruno kaloi te United, u tregua lojtar shumë i rëndësishme dhe ka treguar se është një gjuajtës i mirë i penalltive”.
“Nëse ai do t’i gjuante 20 penallti, nuk do të dështonte në asnjë, andaj edhe është i mirë në këtë punë”, ka thënë Mourinho si në formë thumbimi.
Fernandes po tregohet lojtar vendimtar për Unitedin dhe Ole Gunnar Solskjaer i ka konfirmuar mbështetjen e plotë, duke e lënë atë gjuajtësin kryesor të penalltive. /Telegrafi/