Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka bërë shaka me homologun e tij te Napoli, Luciano Spalletti, pasi Partneopei regjistruan tjetër fitore të dielën
Dy strategët u paraqiten në një emision televiziv, mjaft të disponuar, pas një fundjavë të suksesshme.
“Punë e shkëlqyer, Spallettone! A dëshiron t’i fitosh të gjitha ndeshjet?”, pyeti Mourinho në DAZN.
Spalletti iu përgjigj: “Sillu mirë, ti je i rrezikshëm”.
https://twitter.com/teddi28/status/1444730607666356224?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1444730607666356224%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ffootball-italia.net%2Fmourinho-to-spalletti-you-must-lose-the-next-away-game%2F
Pas pauzës për ndeshjet e përfaqësueseve, Napoli do të luajë në shtëpi kundër Torinos, para se të udhëtojë te Roma më 24 tetor.
Duke pasur në mendje atë ndeshje, Mourinho i ka thënë: “Sipas mendimit tim, do të duhet ta humbësh ndeshjen e ardhshme si mysafir”.
Napoli është lider në Serie A me shtatë fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, derisa Roma ndodhet në vend të katërt me gjashtë pikë më pak. /Telegrafi/