Telegrafi

Mourinho: Do të luftonim për vendin e parë sikur të mos humbnim kaq shumë pikë në shtëpi

MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 04: Jose Mourinho, Manager of Manchester United looks on after the Premier League match between Manchester United and AFC Bournemouth at Old Trafford on March 4, 2017 in Manchester, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka folur pas barazimit ndaj Bournemouth me rezultat 1-1 në Old Trafford.

Tekniku portugez mendon se këto pikë të humbura në shtëpi do t’i kushtojnë shumë ne fund Djajve të Kuq.

“Sigurisht që jam i shqetësuar për pikët që kemi humbur në shtëpi dhe për të gjitha ndeshjet që kemi barazuar në shtëpi”.

“Nëse grumbullojmë këto pikë, po flasim për 10 ose 12 dhe me këto pikë ne nuk do të flisnim për vendin e katërt, por për të dytin apo të parin”.

“Kemi humbur shumë pikë në shtëpi dhe natyrisht kjo do të na kushtojë shumë në pozicionin tonë në tabelë”.

“Vendi i katër? Nuk kemi vdekur, ka ende pikë dhe ndeshje deri në fund”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/