Telegrafi

“Mourinho do të blejë edhe në janar dhe nuk do të përfundoj në Top 4”

Jose Mourinho po vazhdon të kritikohet për skuadrën që ka ndërtuar te Manchester United.

I fundit që ka dalë kundër lojës dhe skuadrës së ‘Djajve të Kuq’ është ish-futbollisti i njohur angleze, Paul Merson.

Sipas Merson, Unitedi nuk janë mjaft të mirë dhe kanë shumë probleme me futbollistë, ndërsa nuk do të përfundojnë në vend të katërt edhe nëse blejnë në janar.

Lexo po ashtu “Pogba i ka të gjitha për të shkëlqyer te Unitedi”

“Jose Mourinho duhet të blej edhe tjerë futbollistë në janar dhe nuk do të përfundojë në ‘top 4’”, ka thënë Paul Merson për Daily Star, përcjell Telegrafi.

“Kjo skuadër nuk është mjaft e mirë dhe ka shumë probleme, pasi futbollistët nuk po e japin 100 për qindëshin”, përfundoi ish-futbollisti dhe menaxheri anglez. /Telegrafi/