Telegrafi

‘Mourinho do të bëjë Unitedin të frikshëm përsëri’

David Beckham ka folur në lidhje me Manchester United dhe se si shefi i tyre i ri do të drejtoj skuadrën e ‘Djajve të Kuq’.

Sipas ish-mesfushorit të Manchester United, trajneri portugez është njeriu i duhur për gjigantin anglez, dhe me punën e tij do ta bëjë që skuadrat përsëri t’ia kenë frikën.

“Jose e di atë qa dëshiron dhe si të marrë atë, ai e di se si duhet fituar titujt”, ka thënë Beckham për Sky Sports, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se kjo është ajo që Unitedit i duhet patjetër, të kthehet dhe ata kanë nevojë për të marrë atë për të qenë të frikshëm përsëri”.

Lexo po ashtu Rooney: Mou një trajner i madh, me të e sfidojmë titullin

“Ne ishim gjithmonë një klub – dhe tani janë ende një klub. Kur ekipet vijnë në Old Trafford, ata e dinë se do të jenë kundër tyre dhe e dinë se me shumë mundësi do të humbasin. Pra, kjo është ajo që ne kemi nevojë për të marrë përsëri”.

“Unë plotësisht pres që ai të punojë. Me Josen që ka lënë Chelsean dhe tani vjen në Ligën Premier me Unitedin, për mua kjo është një lëvizje e madhe”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/