Site icon Telegrafi

Mourinho: Tani jam trajner më i mirë pasi po mund t’i kontrollojë emocionet

CARSON, CA - JULY 15: Head Coach Jose Mourinho on the sidelines before the match against the Los Angeles Galaxy at StubHub Center on July 15, 2017 in Carson, California. (Photo by Harry How/Getty Images)

Bosi i Manchester United, Jose Mourinho këmbëngul se ai është më shumë se kurrë i fokusuar në kontrollin e emocioneve të tij, duke e çuar atë që të jetë një menaxher më i mirë si rezultat i kësaj.

Trajneri portugez nuk ka qenë i panjohur për polemika në të kaluarën, shpesh duke u akuzuar për të luajtur lojëra mendjesh në konferencat e shtypit për të marrë një avantazh psikologjik ndaj kundërshtarëve.

Lexo po ashtu Koeman kërkon që Mourinho mos të ironizojë në deklarata

Kështu, Mourinho shkaku i sjelljes së tij është dërguar disa herë në tribuna për mosmarrëveshje verbale me zyrtarët, ndërkohë që gjobat disiplinore janë gjithashtu një pjesë e madhe në fletoren e trajnerit.

Mourinho duke u përjashtuar në njërën nga ndeshjet e Man Unitedit

Megjithatë, tani, Man United, të cilët fillimisht thuhet se ishin të shqetësuar në lidhje me punësimin e Mourinhos për shkak të sjelljes së tij, do të nxitet nga pohimi i tij se tani ai mund të mbajë emocionet e tij.

Këtë e ka thënë vet portugezi, i cili mendon se kontrollimi më i madh i emocioneve e ka bërë atë trajner më të mirë tani.

Lexo po ashtu Mourinho nderohet në vendlindje, zbulon edhe nofkën që e ka në Portugali (Foto)

“Unë jam trajner më i mirë sot sesa kam qenë më parë, sepse unë mund të kontrolloj emocionet e mia”, ka thënë fillimisht Mourinho për gazetën portugeze Record.

“Këto ditë unë përballoj vështirësitë me më shumë pjekuri – kjo do të thotë se po mbaj këmbët në tokë”, përfundoi ‘Special One’.

Ndryshe, trajneri portugez në të kaluarën ka qenë trajner edhe i skuadrave tjera si Porto, Chelsea, Inter dhe Real Madrid. /Telegrafi/

Exit mobile version