Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është gati që të nënshkruajë kontratë të re me klubin.
Sipas The Telegraph, Mourinhos kontrata aktuale i mbaron në vitin 2019, por krerët e klubit janë të ngazëllyer me startin sezonit dhe duan ta ‘blindojnë’.
United ka fituar tri ndeshjet e para të sezonit dhe ende nuk ka pësuar asnjë gol.
Edhe pse është herët, parashikohet një sezon i mirë për United dhe klubi dëshiron ta motivojë trajnerin.
Ai do të ulet me bordin e klubit dhe do të diskutojë që në nëntor.
Viti i parë i Jose Mourinhos te Manchester United ishte i suksesshëm, pasi fitoi Ligën e Evropës dhe Kupën në Angli. /Telegrafi/