Jose Mourinho ka hedhur poshtë spekulimet për një ndarje nga Manchester United.
Raportimet e mediave angleze ishin të forta për portugezin për një largim të mundshëm të tij nga Manchester United.
Portugezi që prej se mori në dorë klubin anglez nga Van Gaal jeton në Lowry Hotel.
Dhe, ai sqaron se shkaku që është “përtac” ka zgjedhur të jetojë në hotel.
“Po jetoj në një hotel ku e kam gjithë komoditetin, mbështetjen dhe gjithë atë që dua, sikurse në shtëpinë time”.
“Por, nëse dikush brengoset që jam shumë komod, i kënaqur dhe i përkrahur, atëherë vërtet jam. Kjo është mënyra se si unë ndihem rehat”.
“Nëse ata duan të shkoj në një shtëpi që s’më pëlqen, në një vend që s’më pëlqen, i vetmuar nga asistentët, nëse ata duan këtë, do të isha i pikëlluar dhe një njeri i zhgënjyer nuk punon mirë”, potencoi Mou.
United është në vendin e dytë në Ligën Premier me 15 pikë larg prej rivalit lokal, Manchester City.
/Telegrafi/