Jose Mourinho ka folur pas humbjes në Ligën e Kampionëve të së mërkurës mbrëma ndaj Valencias.
Carlos Soler hapi rezultatin në fitoren 2-1 të Valencias, ndërsa goli i dytë erdhi sajë e një autogoli të shënuar nga mbrojtësi Phil Jones.
Një gol i nga Marcus Rashford solli Djajtë e Kuq përsëri në ndeshje, por kjo u tregua shumë e vogël apo shumë vonë për ekipin e Mourinhos.
Përkundër humbjes, Unitedi kalon në fazat e eliminimit direkt nga vendi i dytë pas Juventusit, i cili e la derën e hapur për një vend të parakohshëm për shkak të humbjes 2-1 ndaj Young Boys.
Pas ndeshjes, Mourinho u befasua me faktin se si skuadra e tij i shënoi dy gola dhe humbi ndeshjen.
“Ne shënuam dy gola dhe në vend që të fitojmë, kemi humbur, por pa shaka, ishim shumë pasiv në gjysmën e parë, të rehatshëm dhe pa intensitet dhe ambicie në të dytin”, ka thënë fillimisht Mourinho për BT Sport.
“Isha goxha i sigurt se pasi të flisja pas pjesën e parë gjërat mund të ishin ndryshe, por ne filluam me një gol të vetëm dhe i dhamë Valencias kusht më të mirë për të kontrolluar lojën”.
“Unë bëra dy ndryshimet më vonë dhe ekipi u përmirësua menjëherë dhe filluam të luanim më shpejt dhe mbërritëm të luajmë në pozita më të rrezikshme”.
“Ne kemi humbur 2-1, por duhej të arrinim në 2-2 sepse kemi pasur disa shanse për të barazuar, por, mendoj se kemi humbur pjesën e parë duke luajtur shumë rehat dhe jo me intensitet të mjaftueshëm”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/