Jose Mourinho këmbëngul se të gjithë trajnerët duan të luajnë futboll të mirë, por rezultati është gjëja më e rëndësishme, pasi Roma do të përballet nesër (e diel) me Empolin.
Pas humbjes 3-2 në Derby della Capitale ndaj rivalëve të Lazio, trajneri portugez i Romës u pyet nëse futbolli duhet të përqendrohet më shumë në qasjet sulmuese dhe argëtuese apo thjesht në marrjen e rezultateve.
“Rezultati është gjithmonë gjëja më e rëndësishme. Nëse luani futboll sulmues dhe humbni 5-4, atëherë është më mirë të merrni vetëm 0-0 dhe të merrni një pikë”, ka thënë fillimisht Mourinho.
“Është e pamundur të jesh në krye të tabelës nëse nuk je një ekip i balancuar dhe i kompletuar. Të gjithë trajnerët duan të luajnë futboll të mirë, por unë jam mbi të gjitha i fokusuar në rezultat. Është e mundur të bëhen të dyja, por rezultati është më i rëndësishëm”.
“Gjëja themelore në futboll është të mbrohesh mirë. Ne duam një skuadër që krijon shanse, por gjithashtu mbrohet mirë. Ne humbëm dy ndeshjet tona të fundit në udhëtim, pavarësisht se shënuam nga dy gola, dhe kjo është një shenjë e keqe. Pranimi i gjashtë golave në dy ndeshje është shumë”.
🎙️ La conferenza stampa di José Mourinho alla vigilia di #RomaEmpoli#ASRoma https://t.co/vuxkG5mYrG
— AS Roma (@OfficialASRoma) October 2, 2021
“Është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm ndaj Empolit, sepse ne i dimë cilësitë e tyre dhe ata janë skuadra që ka bërë më shumë krosime gjatë këtyre gjashtë ndeshjeve të Serie A”.
“Unë vetëm mund të falënderoj tifozët për të gjithë mbështetjen e treguar ndaj ekipit dhe ndaj meje. Kjo është një shfaqje e qartë se çfarë do të thotë të jesh Romanista. Është e lehtë të mbështesësh një ekip që gjithmonë fiton. Ne humbëm dy ndeshje, por kishim qëndrimin e duhur, urinë, cilësinë dhe përpjekjen. Një tifoz mund ta ndiejë këtë”.
“Tifozët gjithashtu e dinë që ne jemi në fillimin e këtij procesi dhe do të marrë kohë”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/