Telegrafi

Mourinho refuzon Sporting Lisbonën, kërkon projekt afatgjatë

E përditshmja portugeze “O’Jogo” shkruan se trajneri Jose Mourinho e ka refuzuar rikthimin në Portugali.

Sporting Lisbona e ka ftuar trajnerin e njohur të marrë drejtimin e skuadrës deri në momentin që të gjejë një skuadër tjetër.

Mourinho është momentalisht i papunë, pas shkarkimit në dhjetor të vitit të kaluar nga Manchester United.

Ai ka deklaruar se është në pritje të një projekti serioz.

Për këtë arsye, Sporting Lisbonë ka kërkuar Mourinho të drejtojë ekipin, qoftë edhe përkohësisht, por “Special One” ka refuzuar.

Flitet se Jose Mourinho po pret për stolin e Bayern Munich. /Telegrafi/