Telegrafi

Mourinho reagon pas shkarkimit të Ranierit

MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 24: Jose Mourinho of Manager of Manchester United (L) embraces Claudio Ranieri, Manager of Leicester City (R) before kick off during the Premier League match between Manchester United and Leicester City at Old Trafford on September 24, 2016 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Menaxheri i Manchester Unitedit, i cili u shkarkua një vit pasi fitoi titullin me Chelsean, ka fjalë inkurajimi për trajnerin italian Claudio Ranierin.

Jose Mourinho ka lë një mesazh në llogarinë personale në Instagram pas shkarkimit të Ranierit prej zyrtarëve të Leicester Cityt.

Lexo po ashtu Pas shkarkimit të Rainerit, pesë trajnerët e mundshëm të Leicesterit

Kampionët e Ligës Premier dje e kanë shkarkuar italianin, përkatësisht një ditë pasi “Dhelprat” pësuan humbje prej 2-1 kundër Sevillas në Ligën e Kampionëve, transmeton Telegrafi.

“Kampioni i Anglisë dhe FIFA-menaxher i vitit është shkarkuar. Ky është futbolli i ri Claudio. Qeshu mik. Askush nuk mund ta fshij historinë që ke shkruar”, ka shkruar Mou në Instagram.

Leicester City zë pozitën e 17 në renditjen tabelore të ligës elitare angleze me vetëm pesë fitore në kampionat nga 25 ndeshje. /Telegrafi/