Jose Mourinho e ka cilësuar Zlatan Ibrahimoviqin “një lojtar fantastik” dhe e ka përkrahur suedezin që të shkëlqejë në sfidën e tij më të madhe të karrierës.
Mourinho krijoi një marrëdhënie të mirë me Ibrahimoviqin sa ishte te Interi ndërsa portugezi solli 34-vjeçarin te Manchester Unitedi gjatë kësaj vere.
“Zlatani është Zlatan. Ai fiton tituj çdo vit. Rekordi i golave është i mahnitshëm , pasioni i tij për lojën është i pabesueshëm dhe vetëm me pasionin dhe ambicien e tij ai e pranoi sfidën më të madhe në këtë fazë të karrierës së tij”, ka thënë Mourinho.
“Është klubi më i madh në të cilin ai luan dhe është garë e vështirë për të. Ai është lojtar fantastik. Është gjë e mirë për një trajner ka një lojtar dhe pak vjet më vonë ai e merr përsëri të njëjtin lojtar”.