Site icon Telegrafi

Mourinho presion Interit: Ka shumë lojtarë, duhet ta mbyll kampionatin me 20 pikë diferencë

Kartoni i kuq i marrë në fundin e ndeshjes me Monzën do ta lërë Jose Mourinhon në tribunë në ndeshjen kundër Interi që zhvillohet në “San Siro”.

Shumë e kanë konsideruar si me dashje këtë gjest të portugezit, për të mos u përballur me skuadrën ku ka bërë historinë.

Por trajneri i Romës i ka hedhur poshtë këto aludime dhe ka kërkuar që të ndëshkohen edhe trajnerë të tjerë për gjëra të njëjta.

Lexo po ashtu Mourinho suspendohet për ndeshjen ndaj Interit pas gjestit që bëri ndaj Monzas

“Ata që e konsiderojnë një karton të kuq me dashje, janë idiotë. Unë kam bërë historinë me Interin, por tani jam te Roma dhe dua të fitoj me Romën”.

“Do të doja shumë të isha me djemtë në këtë përballje, aty pranë vijës, duke i udhëzuar, por u ndëshkova për një sjellje që e bëjnë shumë trajnerë dhe që ia kanë hedhur paq gjithmonë. Nuk e di a ishte një ndëshkim i drejtë”, ka thënë Special One.

Roma luan në Ligën e Evropës ndaj Slavia Pragë, ku portugezi foli për këtë takim, por edhe atë ndaj Interit.

“Ne nuk e kemi luksin të lëmë lojtarët titullarë pushim në ndeshjen ndaj Slavias. Në fundjavë na pret një sfidë shumë e vështirë, përballë një Interi që për mendimin tim duhet të fitojë titullin kampion me 20 pikë diferencë nga vendi i dytë”.

“Ka ekip shumë të fortë dhe alternativa pa fund, që do t’i ëndërronte çdo skuadër”, ka thënë Mourinho./Telegrafi/

Exit mobile version