Bosi i Manchester United, Jose Mourinho, ka lëvduar karakterin e Wayne Rooneyt, por ka pranuar se menaxhimi i tij në vitet e fundit të karrierës së tij në Old Trafford është i vështirë.
31 vjeçari tashmë ka siguruar një vend në Old Trafford si një nga më të mirët ndonjëherë, si top golashënues i klubit dhe i kombëtares.
“Është shumë e vështirë sepse gjatë karrierës time unë kam pasur këto situata me lojtarë – lojtarë fantastik me histori fantastik – në periudhën e fundit të karreirës së tyre”.
“Kur ju merrni lojtarët në pjesën e fundit të karrierës së tyre, lojtarë me histori të madhe në klub, të cilët i kam pasur te Interi, te Reali dhe te Chelsea”.
“Frank Lampard, Drogba… t’i kesh lojtarë të tillë, në rastin tim në periudhat më të mira të karrierave të tyre, dhe më pas sërish të kthehem te i njëjti klub me po ata lojtarë… vërtet është e vështirë”.
“Ndonjëherë lojtarët kuptojnë situatën. Ndonjëherë lojtarët ndjejnë se janë ende 24 ose 25 vjeçarë dhe është e vështirë”.
“Kur ai nuk është i lënduar, ai gjithmonë është në gjendje gatishmërie. Dhe në fakt tani, unë kam nevojë për të. Unë kam nevojë që ai të kthehet sepse ne kemi aq shumë probleme”, u shpreh Mourinho. /Telegrafi/