Site icon Telegrafi

Mourinho pranon se Ibrahimovic mund të largohet

Bosi i Manchester United, Jose Mourinho, nuk mund të përjashtojë një largim të Zlatan Ibrahimovic në fund të sezonit.

Suedezi është pa kontratë në qershor dhe ende nuk ka nënshkruar kontratën e re.

Duke folur për SFR Sport, Mourinho ka insistuar se klubi e ka situatën nën kontroll.

Lexo po ashtu Lajme e fundit rreth Manchester Unitedit

“Unë e pres vendimin e tij. Nëse ai zgjedh që të qëndrojë, dhe është i kënaqur, atëherë ne do të jemi të ngazëllyer me këtë”.

“Nëse vendimi i tij është që të largohet, të kërkojë sfidë të re, atëherë do të isha i lumtur për të”, deklaroi portugezi.

Ibra mungoi në ndeshjen e fundit ndaj WBA-së. /Telegrafi/

Exit mobile version