Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij ndaj Valencias.
United nuk arriti të fitonte duke barazuar pa gola me Valencian.
Mourinho thotë se ekipi i tij luajti mirë dhe pati raste, tekas potencon se nuk është ndjerë në asnjë moment se po humbej ndeshja.
“Ishte ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari të fortë. Luajtëm mirë, por nuk shënuam. Nuk patëm shumë raste, por patëm raste të mira. E patëm një shtyllë. Ishim aty. Më vjen keq për lojtarët që nuk fituan, ata e merituan”.
The boss reacts to tonight's game with #MUTV… #MUFC pic.twitter.com/VqROzaIFXb
— Manchester United (@ManUtd) October 2, 2018
“Kemi ngritje të nivelit të lojës, kemi qenë solid gjatë gjithë takimit. Nuk kam pasur ndjenjë se po e humbisnim ndeshjen në asnjë moment”.
“Një 0-0 dhe një barazim, një pikë e marrë. Kush e di nëse kjo do të mjaftojë për t’u kualifikuar. Të shohim”, u shpreh Mourinho për mediat pas duelit. /Telegrafi/