Telegrafi

Mourinho: Po luajmë mirë, nuk i meritojmë këto rezultate

Jose Mourinho është ndarë i pakënaqur me epilogun përfundimtar të ndeshjen ndaj Evertonin.

Manchester United ishte afër të shënonte fitore në udhëtim ndaj Evertonit, por në fund të ndeshjes Morouane Fellaini shkaktoi penallti dhe skuadrat barazuan në fund me rezultat 1-1.

Ky barazim nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit portugez, i cili pas ndeshjes ka deklaruar se skuadra e tij ishte dukshëm më e mirë, por morën edhe një barazim të pamerituar.

Lexo po ashtu United vazhdon me barazime (Video)

“Ne ishim ekipi më i mirë, por nuk fituam”,  ka thënë Mourinho pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

“Ne jemi duke luajtur shumë mirë dhe nuk po marrim rezultatet që meritojmë”, përfundoi ‘Special One’. /Telegrafi/