Jose Mourinho ka folur pas ndeshjes derbi të qytetit të Manchesterit.
Manchester United dhe City kanë ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar në “Etihad” dhe sipas Mourinhos ky rezultat ishte i merituar.
Trajneri portugez ka thënë se ndeshja ishte e ndarë në dy pjesë, ku e para i takoi skuadrës së tij, ndërsa e dyta vendasve.
“Në pjesën e parë unë mund të ndjeja se ishim gjithmonë të rrezikshëm”, ka thënë fillimisht Mourinho pas ndeshjes.
“Në pjesën e dytë, City ishte më i fortë”, përcjell Telegrafi.
Mourinho gjithashtu ka folur edhe për kartonin e kuq të marrë nga mesfushori belg, Marouane Fellaini, i cili sipas portugezit ishte i merituar.
“Mund të them se ishte një karton i kuq, dhe argjentinasi ishte një lojtar i zgjuar dhe me përvojë”, përfundoi trajneri portugez.
Portugezi theksoi gjithashtu se në aksionin e fundit të ndeshjes ka pësuar lëndim futbollisti i ri, Tim Fosu-Mensah. /Telegrafi/