Manchester United e ka mposhtur Tottenham Hotspurin në kuadër së javës së 15-të me rezultat 2-1.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë në Old Trafford, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Marcus Rashford.
Por, ku u mendua se pjesa e parë po përfundonte me këtë rezultat, Dele Alli (39’) i barazoi shifrat në 1-1, për të shkuar kështu në pushim.
Pjesa e dytë filloi sërish më mirë për Unitedin, që e riktheu epërsinë sërish me anë të sulmuesit anglez që shënoi nga penalltia në minutën e 49-të.
Spurs tentuan ta barazonin sërish rezultatin, mirëpo skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk lejoi befasi.
Mourinho kështu pësoi humbjen e parë me Tottenhamin, pas katër ndeshjeve nën udhëheqjen e tij.
Pas javës së 15-të, Manchester Unitedi është ngjitur në vendin e gjashtë me 21 pikë, ndërsa Tottenhami është në të tetin me 20 sosh.
Unitedi në xhiron e 16-të do të takohet me Manchester Cityn, e që do të jetë ndeshja kryesore fundjavës që po vije në Ligën Premier. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=AABktNpTJ6s
https://www.youtube.com/watch?v=9o0qxJyPYwI