Telegrafi

Mourinho përplaset me asistentët shkaku i Paul Pogbas (Video)

Jose Mourinho është përplasur me asistentët në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Evropës.

Manchester United ka shënuar fitore të vështirë me rezultat 1:0 kundër Zoryas, megjithëse, skuadra angleze në letër ishte super favorite.

Së pari iu drejtua me ton të lartë Rui Farias për të vazhduar më pas me tone të ashpra ndaj Giovanni Cerras pasi që këta të fundit i dhanë informacione të gabuar rreth Paul Pogbas.

Ndryshe, Djajtë e Kuq gjatë fundjavës do të takohet me skuadrën e Xherdan Shaqirit, Stoke Cityt. /Telegrafi/