Telegrafi

“Mourinho perfekt për Unitedin”

Jose Mourinho është një fitues i dëshmuar dhe është perfekt për menaxhimin e Manchester Unitedit mendon ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq, Phil Neville.

Mediat në Angli raportojnë se në javën e ardhshme pritet që Mourinho të zyrtarizohet si trajner i ri i Unitedit, transmeton Koha.net.

“Mourinho është një fitues i dëshmuar. Fansat e Unitedit duan një ekip që lufton për titull të Premier Ligës, ata nuk e duan një ekip që përfundon në vendin e shtatë apo pestë”, ka thënë Neville për BBC.

Mourinho ishte shkarkuar në dhjetor nga Chelsea, dhe që nga atëherë është pa skuadër.