Jose Mourinho ka folur rreth së ardhmes së tij te Manchester United, ku ka theksuar se dëshiron të qëndroj për disa vite, por jo edhe pa pasur sukses.
Trajneri portugez ka fituar menjëherë simpatinë te tifozët e Unitedit, dhe tani është përkujdesur t’i qetësoj ata duke iu thënë se mendon që të qëndroj gjatë te gjiganti anglez.
Mourinho gjithashtu ka theksuar se shkas i qëndrimit të gjatë në klub do të jenë titujt e fituar, pasi në të kundërt ai nuk do të qëndroj aq gjatë, duke iu referuar në një far mënyre trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger.
“Minimumi tri vite, unë mendoj se do të jem këtu, mendoj se klubi e kuptoi nevojën për t’i dhënë stabilitet skuadrës në të gjitha nivelet”, ka thënë fillimisht Mourinho për televizionin portugez SIC.
“Unë besoj se në qoftë se ne e bëjmë këtë, edhe pa një sukses të madh, i cili është më i vështirë në futboll, edhe më shumë në Angli, por me disa lloje të suksesit, e shoh veten duke qëndruar këtu në qoftë se ata duan që unë të qëndroj”.
“Nuk jam një tip i personit që qëndron në një klub për 10 apo 15 vjet, por pa sukses të vërtetë”, përcjell Telegrafi.
“Unë kam nevojë që të kem sukses të vërtetë, jeta ime është e tillë, kam nevojë për atë krenari dhe lumturi”.
“Me gjithë sinqeritetin, unë do të doja që gjërat të shkojnë mirë dhe të jetë këtu për shumë vite”, përfundoi trajneri portugez.
Ndryshe, ‘Special One’ është në rrugë të mirë te ‘Djajtë e Kuq’, pasi në sezonin e tij të parë deri më tani ka fituar Kupën EFL dhe është në çerekfinale të Ligës së Evropës. /Telegrafi/