Telegrafi

Mourinho: Për lojtarë si Rooney është mëkat që nuk mund të ndalim kohën

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka folur për rekordin e arritur nga Wayne Rooney.

Tekniku portugez ka thënë se i vjen keq kur lojtarë si kapiteni anglez largohen nga futbolli, dhe po të kishte ai mundësi do e ndalte kohën vetëm që kjo mos të ndodh.

“Mendoj se është vërtet mëkat kur lojtarë të tillë vijnë në fazën finale të karrierës, fatkeqësisht asnjë nga ne nuk mund të ndal kohë”.

“Por, kur ata janë në gjendje të menaxhojnë vetën mirë, atëherë ia rrisin vetës vitet në fushë”, ka thënë Rooney.

Me golin ndaj Redingut, Rooney ka barazuar rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të Manchester Unitedit, legjendës Bobby Charlton, me 249 gola. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=j9LZ8ZrZDH0