Jose Mourinho dhe Brendan Rodgers u përballën në Ligën e Konferencës, ku Roma dhe Leicester barazuan 1-1 në King Power Stadium.
Jose Mourinho ndërpreu intervistën e Brendan Rodgers pas ndeshjes për ta falënderuar për verën e shtrenjtë që trajneri i Leicester Cityt ia kishte dhuruar.
Lorenzo Pellegrini hapi rezultatin për mysafirët, ndërsa një autogol i Gianluca Mancinit barazoi shifrat në këtë përballje të bukur.
Menjëherë pas ndeshjes, Rodgers po zhvillonte një intervistë kur ish-shefi i tij në Chelsea, Mourinho, ndërpreu procedurat për të falënderuar irlandezin verior për mikpritjen e tij.
Trajneri i Romës tha: “Më dha verën më të mirë në treg!” Si përgjigje, Rodgers u përgjigj: “Kjo kushtoi shumë para!”, përpara se dyshja të shpërthente në të qeshura.
"He gave me the best wine on the market!" 🍷
The Mourinho & Rodgers reunion was a real love-in tonight! 😅#LEIRMA | #UECL pic.twitter.com/uuJh7C6FAs
— Virgin Media Sport (@VMSportIE) April 28, 2022
Rodgers dhe Mourinho kanë punuar për disa vite së bashku te Chelsea, dha kanë ruajtur një miqësi shumë të mirë që atëherë. /Telegrafi/