Site icon Telegrafi

Mourinho: Paratë e Kinës janë tërheqëse, por jam ende i ri

Jose Mourinho ka thënë se është ‘shumë i ri’ për të menduar menaxhimin në Kinë, pavarësisht pagave fitimprurëse në ofertat për të punuar në Super Ligën kineze.

53-vjeçari portugez është në muajin e gjashtë të marrëveshjes tre-vjeçare të nënshkruar me Manchester United dhe ai dhe klubi anglez janë të prirur për të zgjatur edhe më tej bashkëpunimin.

Mourinho, rekordet i të cilit e bëjnë atë një objektiv për klubet në të gjithë globin, beson se ai ka shumë vite të mbetura në krye të garës elitare evropiane dhe nuk mendon paratë kineze.

Lexo po ashtu Mourinho sikurse Ferguson te United, vjen përgjigja e portugezit

“Paratë e Kinës janë tërheqëse, por unë e dua nivelin më të lartë të futbollit. Jam shumë i ri për të shkuar në një vend si Kina”, ka thënë fillimisht Mourinho për Sky Sports, përcjell Telegrafi.

“Unë dua të qëndroj në vendin më të vështirë dhe të fitojë”, ka përfunduar trajneri portugez. /Telegrafi/

Exit mobile version