Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, duket se nuk e ka kapërdirë mirë barazimin ndaj Burnleyt.
Edhe pse ekipi i tij u rikthye nga disavantazhi prej dy golash, trajneri prapëseprapë nuk ngeli i kënaqur nga rezultati i ndeshjes, gjithsesi ai shpirtin e skuadrës që treguan futbollistët e tij.
“Isha i zhgënjyer me skuadrën në pjesën e parë, pësuam një gol pa lidhje që në minutat e para të ndeshjes, dhe goli i dytë i tyre ishte fantastik”.
“U rikthyem në pjesën e dytë, por nuk gjetëm golin e fitores”, citon Panorama Sport fjalët e portugezit.
“Padyshim që lodhja ka ndikuar, por nuk mund të jetë justifikim ditën e sotme, pasi edhe kundërshtari ishte i lodhur”.
“Mendoj se situata ishte e vështirë pas pjesës së parë ndaj një skuadre që mbrohet shumë dhe mbrohet mire”.
“Gjithsesi pjesa jonë e dytë ishte fantastike, më pëlqeu shpirti i ekipit por kemi humbur dy pike”, ka deklaruar Mourinho.