Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, ka shprehur optimizimin e tij për sezonin e ardhshëm.
United dhe shpresat për vendin e katërt janë goditur nga WBA dhe Evertoni në Old Trafford në ndeshjet e zhvilluara në shtatë ditët e fundit.
Megjithatë, portugezi ka mendime të mira për sezonin tjetër.
“Duke shikuar sezonin tjetër, ndihem shumë mirë se ne nuk kemi humbur shumë ndeshje dhe kemi pasur ecuri pa humbje prej 20 ndeshje”.
“Unë e di, për shembull, 10 barazime janë 10 pikë, teksa 10 ndeshje me pesë fitore janë 15 pikë. Çlka është më mirë? 15 pikët, natyrisht”.
“Por, në aspektin e asaj nëse shikojmë të ardhmen, më mirë është që të kemi 10 barazime në 10 ndeshje, ju keni një gjë që nuk është e lehtë të posedohet”.
“Jeni mjaft solid mentalisht, vështirë për t’u mposhtur, duke luftuar ndaj rrethanave të vështira”, deklaroi Mourinho. /Telegrafi/