Telegrafi

Mourinho nuk zhvendoset në Manchester: A po përgatitet të largohet prej Unitedit! (Foto)

Jose Mourinho mund të largohet prej skuadrës së Manchester Unitedit.

Sipas Daily Mail, kjo ka shtyrë që portugezi mos të blejë apo marrë me qira një shtëpi në qytetin e Manchesterit.

Hoteli “Lowry”, ku jeton Jose Mourinho, por edhe paul Pogba dhe Henrikh Mkhitaryan

Aktualisht familja e trajnerit 53-vjeçarit jeton në kryeqytetin britanik të Londrës, ndërsa Mou në hotelin Lowry, ku jetojnë edhe Paul Pogba dhe Henrikh Mkhitaryan, transmeton Telegrafi.

Për dallim prej Mourinhos, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola tashmë jeton me bashkëshorten dhe tre fëmijët në një vilë që kushton rreth 25 milionë funte dhe gjendet në qendër të qytetit të Mancehsterit.

Vlen të theksohet se United pas nëntë xhirove në Ligën Premier zë pozitën e shtatë me 14 pikë, përkatësisht gjashtë më pak se liderët, Manchester City, Arsenal dhe Liverpool.

Kujtojmë se gruaja e trajnerit, Matilde së bashku me vajzën e tyre 19-vjeçare dhe djalin 16-vjeçar, Jose Jr i cili ka nënshkruar një bursë dyvjeçare me Fulhamin, jetojnë në Londër. /Telegrafi/

Familja e Jose Mourinhos, bashkëshorja Matilde, vajza Matilde dhe djali, Jose Jr.