Telegrafi

‘Mourinho nuk do ta parkojë autobusin në United’

Sipas ish-sulmuesit anglez, Andy Cole, tifozët e Manchester United do të shohin Jose Mourinho duke braktisë markën e njohur të tij mbrojtëse ndaj futbollit të Ligës Premier këtë sezon.

I njohur për taktikat e tij konservatore dhe një tendencë për të ‘parkuar autobusin’, Mourinho rrallë ka drejtuar ekipe që luajnë futboll të rrjedhshëm dhe sulmues, ashtu siç ka bërë Unitedi, ekipi më i suksesshëm i Ligës Premier nën Alex Ferguson.

Por Cole, i cili shënoi 93 gola në 195 paraqitje për ‘Djajtë e Kuq’ dhe fitoi pesë tituj  me klubin, llogarit se Mourinho do të duhet të përshtatet me stilin e lojës, nëse ai do të jetë një ‘hit’ në Old Trafford.

Lexo po ashtu ‘Mourinho do të bëjë Unitedin të frikshëm përsëri’

“Ai e mori filozofinë e ashtuquajtur ‘parkim autobusi’. Por, mendoj se do të ndryshojë në Manchester United”, tha Cole për Omnisport, transmeton Telegrafi.

“Shpresoj që ne mund të kthehemi për të luajtur llojin e futbollit që Manchester United ka luajtur gjatë shumë viteve nën drejtimin e Sir Alex Ferguson: sulmues, galvanizues, duke shënuar gola dhe të rrjedhshëm”, përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/