Jose Mourinho mezi po pret të debutoj në stolin e trajnerit të Manchester Unitedit.
Portugezi ndihet i gatshëm për punë dhe se të qeni trajner i Unitedit e bën edhe më të veçantë.
“Është për të ardhur keq që kjo nuk është nesër. Mezi po e pres atë moment”, tha 53-vjeçari në një intervistë për mediat britanike, transmeton Telegrafi.
“Unë kam kaluar për shumë vite në nivele të larta të futbollit. Natyrisht që nuk jam nervoz, ndihem shumë i qetë dhe e di se jam i gatshëm për punë, por të qeni menaxher i Man Unitedit jam i sigurt që do të jetë e veçantë”, tha ndër tjerash Mou.
Kujtojmë se Djajtë e Kuq takimin e parë në sezonin e ri të Ligës Premier kundër Bouthnemouthit, por paraprakisht do ta luajë kundër kampionit anglez, Leicester City në kuadër të Kupës së FA Community Shield /Telegrafi/